-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Komandanti i KFOR-it: Nëse nuk do të ndërhynim, tani do të ishim duke mbajtur zi

Kryesoret

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia në një intervistë për gazetën italiane “La Republica” ka folur rreth tensioneve të zhvilluara këto 3 ditët e fundit në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij Ristuccia është shprehur se nëse nuk do të ndërhynte KFOR-i tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit.

“Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”, tha ai.

Komandanti shtoi se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët  kanë nxitur turmën e banorëve serbë të cilët janë mbledhur prej katër ditësh para objektit komunal.

Nga tensionet deri më tani janë regjistruar 30 ushtarë të KFOR-it të cilët kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë para komunës së Zveçanit.

Mësohet se 11 prej tyre janë italian dhe 19 të tjerë janë hungarez. Lëndimet e tyre përfshijnë fraktura të gjymtyrëve, djegie, ndërkohë që 3 ushtarë hungarez janë të plagosur me armë zjarri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit