-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fushata i kushton shtrenjtë, Kryeministri rezulton me Covid-19!

Kryesoret

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë helene i cili ka anuluar edhe udhëtimin e tij në Malin Athos dhe Halkidiki.

Në një video-selfie të publikuar në mediat e tij sociale, Mitsotakis thotë se puthjet dhe përqafimet e periudhës para zgjedhore mund të jenë të këndshme, por me raste vijnë edhe me pasoja.

“Sot bëra testin për Covid, jam pozitiv,” shton ai.

Më tej, kryeministri grek shtoi se për disa ditë do t’i duhet të qëndrojë në izolim në shtëpi.

Megjithatë, me shaka, ai kujtoi se qytetarët mund ta gjejnë në TikTok.

“Prisni videon time të radhës.”

Mitsotakis ka dhimbje të fytit dhe do të qëndrojë në shtëpi për tre ditë. Nëse ai rezulton negativ në ditët në vijim, atëherë ai do të kthehet pas të martës në turneun e fushatës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit