-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Do t’i arrestojmë kriminelët serbë!

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shumica e organizatorëve të protestave në veri të Kosovës, siç i ka quajtur ai kriminelë, janë identifikuar. Sipas tij identifikimi i tyre është bërë nga AKI-ja, Policia e shërbimet e vendeve aleate.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, si dhe me Shërbimet e vendeve aleate, ka arritur që shumicën nga këta kriminelë t’i identifikojë. Mos të harrojmë se një gjendje kriminale ka mbizotëruar për 20 vjet dhe ka shumë eksponentë kriminalë , të cilët nuk e kanë për herë të parë të sulmojnë qoftë policinë, qoftë qytetarët të thjeshtë, apo mediat, e kësaj radhe edhe pjesëtarët e Misionit të KFOR-it”, ka theksuar Sveçla në një intervistë për RTK-në.

Ai ka paralajmëruar edhe arrestimin e tyre.

“Ne këtë kontigjent e kemi riverifikuar, të jemi më korrekt, Policia e Kosovës dhe AKI e kanë riverifikuar, dhe jemi në rrugë të mirë që shumicën prej këtyre dhunuesve t’i identifikojmë, t’i lokalizojmë dhe pastaj Policia e Kosovës t’i arrestojë”, ka theksuar Sveçla.

Ai ka thënë se situata në veri të vendit, është më e qetë për dallim nga ditët e kaluara, ku pati incidente e veprime, sipas tij, jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi.

“Situata e sigurisë në veriun e vendit dita e sotme ka qenë më e qetë për dallim nga ditët tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi. Momentalisht dita e sotme ka qenë me më pak incidente prej ditëve tjera ku pati incidente e veprime jashtëzakonisht të dhunshme nga policia fashist e drejtuar nga Beogradi”, ka thënë Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit