-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Batërdia në shëndetësi! Rritet pazari i “kafes” për tenderat, gati 50-50% (Dokumentet)

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme arrestoi dy zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, sekretaren e përgjithshme të dikasterit që drejtohet nga Ogerta Manastirliu, e cila është Joana Duro dhe një specialiste, Laureta Sheto. Specialistja i dha 330 mijë lekë ryshfet Duros me qëllim që të ndikonte tek një operator ekonomik që ishte në garë një tender për ta fituar.

Por për çfarë tenderi bëhet fjalë?

Sipas SPAK-ut tenderi në fjalë ishte për lotin e parë për supervizimin për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës. “5Pyetjet.al” ju sjell dokumentacionin e prokurimeve publike për këtë tender.

Ky prokurim i hapur në 10 Maj të këtij viti dhe që është mbyllur në 25 të muajit që lamë pas ishte me vlerë limit 41 milionë lekë në total. Por i ndarë në katër lote. Ryshfeti është dhënë për lotin e parë që ishte për supervizimin e qendrave në Tiranë dhe Durrës. Shuma për lotin e parë ishte 805,872.23 Lekë.

Pra e thënë më shkurt dhe qartë tenderi ishte 8 milionë lekë të vjetra dhe për këtë prokurim kafja që pagoi operatori për të fituar ishte 3.3 milionë lekë. Titullari i institucionit kontrator ishte vetë Duro që do të firmoste në fund, sikur thonë edhe dokumentet që “5Pyetjet.al” i publikon.

Ky tender tregon edhe njëherë tjetër batërdinë që bëhet me prokurimet. Institucionet kanë rritur nivelin e “kafes” duke shkuar gati gjysmë për gjysmë. Shembulli i fundit e tregon qartë. Nga 8 milionë që ishte tenderi, 3.3 (mbi 40%) ishin për ryshfet dhe vetëm 4.7 milionë do të shkonin për punën…nëse do të bëhej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit