-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kafen e çoi specialistja”! SPAK: Sekretarja e Manastirliut mori 330 mijë lekë për tenderin

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në një njoftim për mediat ka dhënë informacionet e para zyrtare në lidhje me arrestimin e dy zyrtareve të ministrisë së Shëndetësisë, sekretares së përgjithshme Joana Duro dhe punonjëses Laureta Sheto.

SPAK thotë se nga ndjekja me metoda speciale të hetimit janë grumbulluar prova të cilat kanë evidentuar se, një operator ekonomik do të jepte një përfitim të parregullt, lekë me qëllim shpalljen fitues në një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale (në cilësinë e Autoritetit Kontraktor).

Të korruptuar deri në “palcë”! Tre sekretarët që u kapën me lekë në duar

Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”. Më tej SPAK thotë se u krijuan dyshime se Joana Duro me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 lekë për të favorizuar një Operator Ekonomik.

Sipas prokurorisë, lekët u dhanë nga Laureta Sheto me detyrë Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara. Në momentin e arrestimit në zyrën Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të shumës prej 330 000 lekë, që ia dha Laureta Sheto për tenderin.

U kap me “presh në duar”! Zbulohet e shkuara e “errët” e sekretares së Manastirliut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit