-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presioni i SHBA-së? Kurti: Nuk përkulem nga kërkesat për largimin e policisë

Kryesoret

Perëndimi dëshiron vetëm që të mbajë paqen, i ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gazetës prestigjioze amerikane The Washington Post, duke folur për krizën mëse një-javore në pjesën veriore të vendit që erdhi si pasojë e instalimit me forcë të tre kryetarëve të rinj shqiptarë në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Për Kurtin, siç i thotë ai WP-së, nuk bëhet fjalë “të përkulet” ndaj kërkesave ndërkombëtare për largimin e policisë nga ndërtesat komunale “derisa protestuesit (e dhunshëm) të shpërndahen ose arrestohen”.

“Kur keni të bëni me të djathtën ekstreme, me ultranacionalistë dhe regjime autoritare shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare”.

Kurti i tha gazetës amerikane se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “aleat, mik dhe partner i pazëvendësueshëm” i Kosovës, por se “tash është gjithashtu koha që të flasim të vërtetën tonë demokratike ndaj autoritarëve në pushtet”.

“Nëse këto turma të dhunshme janë jashtë në Serbi ose në burg (në Kosovë), atëherë ne mund të ulim (numrin e policisë)”, tha ai, duke sugjeruar se numri i policisë mund të ulet në shifra “njëshifrore”.

“Jemi përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e tyre në çlirimin dhe pavarësimin tonë, për sigurinë dhe mbrojtjes”, u shpreh kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit