-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetë ka 18 vite në politikë! Basha: Më besoni mua, të largojmë të vjetrit

Kryesoret

Lulzim Basha vijon turin e takimeve në gjithë vendin me të rinjtë për t’i bindur që ta mbështesin për një rikthim në krye të PD-së zyrtare. Karta kryesore e tij është largimi i së vjetrës edhe pse vetë ka në politikë që prej vitit 2005 dhe 9 vite në krye të opozitës ku regjistroi vetëm disfata.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja me të rejat dhe të rinjtë e Degës 14 në Tiranë. Dëgjova me vëmendje shqetësimet dhe propozimet e tyre dhe ndava me ta platformën për ndryshimet themelore që i nevojiten vendit, për të krijuar hapësirën e domosdoshme që rinia të shpalosë potencialin dhe ambiciet e saj. Të rinjtë, si shumica e qytetarëve, e refuzojnë sistemin politik që ka vrarë garën, konkurrencën dhe llogaridhënien.

Për këtë arsye, debati që kemi nisur mbi platformën për ndryshim, na bashkon me gjithë shoqërinë, e cila kërkon që zëri i saj të dëgjohet dhe është gati për një ndryshim rrënjësor të politikbërjes. Fokusi i të cilës duhet të jenë problemet e qytetarëve, jo hallet e pak politikanëve. Diskutimi që kemi nisur nuk është mbi emrat e përveçëm, por mbi idetë që bashkëndajmë për mënyrën sesi duhet të ndryshojë ky realitet i mbrapsht politik.

Ndaj, sado banale të jenë sulmet nga ata që kërkojnë t’i ikin debatit, duke u marrë me ngjyrat e bluzave të mia, nuk e prekin vendosmërinë time për të luftuar bashkë me ju për listat e hapura, për vettingun në politikë, kufizimin e mandateve për kryeministrin dhe votën për bashkëqytetarëve tanë në emigrim. Pa çliruar sistemin politik, nuk mund të kemi një ekonomi të fortë që garanton mundësi për të gjithë. Kthimi i vendimmarrjes te qytetarët është rruga e vetme që shpresa të kumbojë sërish në Shqipëri” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit