E shtuna e parë e këtij muaj ka nisur me ngjarje tragjike ku mbetën viktima 3 persona.
Viktima ndodhej në lokalin e të atin në momentin kur një makinë u përplas me një tjetër ku për fat të keq përfunduan në ambientet ku po qëndronte fëmija. Si pasojë e përplasjes, i mituri humbi jetën në vend.
Tmerr në Tiranë! Vogëlushi në lokalin e të atit, makina futet brenda dhe e vret
Po mbrëmjen e sotme një nënë 63-vjeçare u vra nga djali i saj 24-vjeçar. Sipas policisë dyshohet se i riu ka qenë në gjendje depresive. Ndërkohë mësohet se viktima dhe i biri kishin 4 ditë që ishin rikthyer në Shqipëri nga Amerika.
Pushimet kthehen në tragjedi! Vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri
Ndërsa një turiste e cila kishte ardhur për të vizituar Shqipërinë la frymën e fundit në vendin tonë pasi aksidentalisht u rrëzua në trotuar e cila ishte fatale për 83-vjeçare.
Erdhi për pushime! Turistja 83-vjeçe rrëzohet dhe vdes në Kavajë
Mbrëmjen e sotme ështe regjistruar edhe një aksident në rrugën e Kombit ku mbetën të plagosur 7 persona. Deri më tanni nuk raportohet për viktima.
Përplasja e 2 makinave në Rrëshen, të plagosura 2 shqiptare të Kosovës