-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KFOR heq telat me gjemba të serbëve në Zveçan

Kryesoret

Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, i kanë hequr një pjesë të telave gjemborë që i ka vendosur ditë më parë, për të rritur sigurinë. Telat janë vendosur një ditë pas përleshjes që ka ndodhur mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it. NATO-ja dhe diplomatë vendorë e të huaj i kanë dënuar sulmet në instancat më të larta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar të hënën për situatën në veri me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, dhe zëvendësambasadorin gjerman në Kosovë, Matthias Conrad.

Sipas kryeministrisë, palët kanë biseduar për rëndësinë e uljes së tensioneve në veri, si dhe për punën e Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it, në garantim të sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, është thënë në komunikatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit