-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrolle të befasishme! Thika dhe kokainë në Fier

Kryesoret

Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, si dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive. Konstatohen dhe goditen 2 raste të shpërndarjes në doza, të drogave të forta dhe të kanabisit. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, të cilët u kapën në flagrancë duke kryer këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje, si dhe një mjet prerës (thikë) që mbahej nga njëri prej të arrestuarve.  Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të befasishme, të realizuara në të gjithë territorin e qarkut, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • A. L., 32 vjeç dhe Q. L., 27 vjeç, të dy banues në Çermë e Sipërme, Divjakë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, dhe një mjet prerës (thikë);
  • L. B., 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje;

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit