Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla, i ftuar tek “5 pyetjet nga Babaramo” për të folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës tha se Serbia me anë të ndihmës së Rusisë ka krijuar një situatë të tensionuar në veri.
“Albin Kurti është mandatar për të diskutuar nëse ka apo jo legjitimitet demokratik pushteti në Beograd, apo për të çuar shtetin e tij përpara.
Nëse do të vijohet në rrugën që sa herë ulemi në tryezë do të diskutojmë nëse ky politikan na pëlqen apo jo, nuk do të nxjerrim gjë në dritë. Serbia nëpërmjet kishës Ruse ka krijuar këtë situatë në Ballkan.”, tha Kulla.