Që pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 majit Partia Demokratike zyrtare nuk ka jë kryetar pas largimit të Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike zyrtare ka dalë me një njoftim pas takimi të zhvilluar nën drejtimin e Gazment Bardhit ku pasqyrojnë të ardhmen e partisë ku është përcaktuar edhe një datë ku duhet të zgjidhet një kryetari i ri.
“Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.
Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.
Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023. Nëse vazhdojmë të rrimë në pritje, atëherë kjo i shërben vetëm projektit te kundërshtarëve tanë politikë.
Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët.”