-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është bosi shqiptar që xhiroi 250 mln euro?

Kryesoret

“Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi”, citon deklarata e para disa orëve e Europol për shtetasin me origjinë shqiptare nga Saranda, Thanas Bako, i cili kishte pastruar për llogari të karteleve holandeze dhe amerikano jugore të drogës, plot 250 milionë euro cash vetëm brenda 10 muajve të fundit.

Autoritet dyshojnë se është nyja lidhëse mes karteleve europianë të drogës dhe atyre me Amerikën latine, ndërsa u kap nga holandezët. Organizata përdorte një aplikacion të Google të cilin ende nuk e kishin zbuluar grekët.

E kishin të regjistruar emrin e tij me 3 gërma. Pasi thyen kodet, mundën ta identifikonin. Fillimisht financa i bëri hetim financiar dhe pasi konkludoi lëvizjet e parave, kreu arrestimin. Emri i Bakos është lakuar edhe në Shqipëri si anëtar i një prej organizatave më të mëdha të drogës në jug të vendit, por ndaj tij nuk pati prova për ngritje akuzash në vendin tonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit