-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Çfarë dihet deri tani, për çfarë u arrestua Dako? Dy dosjet dhe emrat

Kryesoret

Pasditja e sotme ishte e bujshme. U arrestua Vangjush Dako. I shpallur “non grata” disa vite më parë nga SHBA dhe i akuzuar nga opozita për shumë çështje, Dako i shpëtoi drejtësisë, por jo për shumë vite, pasi sonte do të kalojë natën e parë në qeli. Së bashku me Dakon janë lëshuar urdhër arreste edhe për 8 zyrtarë dhe një biznesmen.

Për çfarë akuzohet?
Vangjush Dako ka dy dosje në drejtësi me të cilat duhet të përballet për shpërdorim detyre, falsifikim dhe korrupsion. Së pari është dosja e pallatit. Bëhet fjalë për një pallat në lagjen nr. 18 në Durrës. Leja ishte dhënë 12 vite më parë. Ndërtuesi është Fiqiri Faruku.

Leja u shkel. Paraprakisht dyshohet se ka mbivendosje, që do të thotë se Dako veç lejes së parë ka firmosur edhe një të dytë me katër kate shtesë për pallatin. Tërmeti i vitit 2019 e shkatërroi pallatin.

Avokati i Dakos: “Gjushi” u dorëzua vetë! Janë dy padi, por SPAK u nxitua

Banorët u ankuan. 46 prej tyre u drejtuan për në bashki, por u injoruan më pas shkuan në SPAK. “Nga 10 kate, pallati u bë 14 kate” thanë banorët. Hetimet vendosën në lëvizje SPAK-un, nxorën përgjegjësit duke sjellë arrestimet.

Dosja e dytë
Vangjush Dako nuk është arrestuar vetëm për lejen e pallatit, por edhe për një tender. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi në vitet 2014-15. Dëmi që i është shkaktuar shtetit llogaritet sipas SPAK-ut, 180 milionë lekë. Denoncimin e ka bërë KLSH dhe tenderi lidhet me shëtitoren e qytetit.

Urdhër arrestet;
Vangjush Dako
Adhurim Qehajaj (ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit
Adlei Likmeta
Adnand Tocila
Fiqiri Faruku-biznesmen
Roza Kovaçi- arrest shtëpie
Edlira Kertusha- arrest shtëpie
Lira Kertusha- arrest shtëpie

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit