Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 10 urdhër arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit me në krye Vangjush Dakon.
Urdhrat pas kërkesës së prokurorisë janë miratuar nga gjykata dhe tani po ekzekutohen në qytetin e Durrësit.
Për çfarë u arrestua?
Banorët e lagjes nr. 18 në Durrës denoncuan Vangjush Dakon, zyrtarë, ish-zyrtarë dhe ndërtuesin sepse në kundërshtimin me studimet nuk ishin bërë punimet si duhet.
Në mars 2023 ish-kryebashkiaku i Durrësit u thirr në SPAK për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen e hapur për dhënien e lejes së ndërtimit të 11 viteve më përpara, për një pallat i cili u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.
Personat e tjerë janë zyrtarë të urbanistikës. Akuzat deri tani janë shpërdorim detyre, falsifikim dhe për korrupsion.
Dako është marrë në pyetje disa herë në SPAK për disa orë. Sotir Kllapi është prokurori që e ka ndjekur këtë çështje. Gjithashtu në pyetje në ditët e fundit janë marrë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë së Durrësit.
SPAK lëshon urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë Durrës









