-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me çfarë masash mund të përballet Kosova nga SHBA-ja dhe BE-ja?

Kryesoret

Kosova mund të përballet me një varg masash të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nëse nuk angazhohet në mënyrë konstruktive për shtensionimin e situatës në veri të vendit, paralajmërojnë ish-diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Të shpresojmë që [nuk preket] liberalizimi i vizave” me vendet evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu.

Për tensionet në veri, përkatësisht mospërfilljen e këshillave të SHBA-së në lidhje me hapat e nevojshëm atje, Kosova është përjashtuar tashmë nga një stërvitje e madhe ushtarake, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë.

Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka tërhequr policinë e as kryetarët shqiptarë nga zona veriore e vendit, e banuar me shumicë serbe.

Protestat atje, që vazhdojnë ende, kanë shpërthyer qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ka ndihmuar kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Zgjedhjet e 23 prillit prej të cilave kanë dalë këta kryetarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Kurti të tërheqë kryetarët dhe policinë nga veriu dhe të organizojë zgjedhje të reja lokale.

Kërkesa të ngjashme ka bërë edhe Bashkimi Evropian.

Derisa nuk ka ndonjë përgjigje nga Kurti në lidhje me to, Escobar ka thënë se “mungesa e bashkëpunimit” prej tij do të ketë pasoja në marrëdhëniet e Kosovës me komunitetin euroatlantik. Paralajmërim të ngjashëm ka bërë edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Çfarë pasojash mund të ketë?

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë në një zë, lidhur me këtë çështje. Si rëndom, pas masave që paralajmëron Uashingtoni, pasojnë masat që vijnë nga Bashkimi Evropian./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit