-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përndoqi dhe kanosi me jetë një vajzë, kapet Mariglen Topuzi, anëtari i grupit të “Lilit të Rrushkës”

Kryesoret

Është arrestuar nga komisariati i Pogradecit, Mariglen Topuzi, një person me precedentë penalë. Ai është anëtar i grupit kriminal në këtë zonë që drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe “Lili i Rrushkës”.

Sipas informacioneve policore, Mariglen Topuzi është lidhje e ngushtë shoqërore e Meardi Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Koro…” dhe Laert Haxhiut nga Lushnja, të arrestuar së fundi në Janinë të Greqisë.

Arrestimi i Topuzit është kryer tre ditë më parë, pas një kallëzimi që ka bërë në polici një vajzë, e cila ka pretenduar se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosur nga Mariglen Topuzi, njofton Ora News.

Fillimisht ky i fundit është shoqëruar në ambientet e policisë së Pogradecit, duke u paralajmëruar nga uniformat blu, që ti qëndronte larg vajzës.

Por pasi është lënë i lirë, Mariglen Topuzi jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga përndjekja e vajzës, por ka filluar ta kërcënojë dhe kanosë, vajzën që e kishte denoncuar në polici.

Kërcënimet kanë ardhur përmes telefonit dhe përballjes në rrugë. Nisur nga kjo situata vajza i është drejtuar sërish me një kallëzim të dytë policisë së Pogradecit, duke bërë që këtë herë Mariglen Topuzi të arrestohet.

Ai konsiderohet nga policia si një person me precedent penal dhe individ që i përket një fraksioni kriminal në qytetin e Pogradecit.

Topuzi rezulton i dënuar për “Shkatërrim prone me zjarr”, pasi i ka djegur makinën Johan Muçllarrit në Pogradec. Ai ka dhe dënime të tjera, për vepra të ndryshme penale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit