-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drafti i Ramës për Asociacionin? Ambasadori britanik në Prishtinë: S’e kam parë

Kryesoret

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti duke deklaruar se i kërkoi që të ulë tensionet në veri dhe të dëgjojë këshillat e miqve e partnerëve ndërkombëtarë. Për propozimin e draftit për Asociacionin nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Abott deklaroi se nuk e ka parë ende.

“Shqipëria është shtet shumë i afërt me Kosovën, e di që flasin qeveri me qeveri. E di që javën e ardhshme kanë takim, jam i sigurt që do të flasin për shumë çështje. Qeveria e Kosovës të dëgjojë për këto, të gjejë mënyrën e duhur.

Ne mbetemi të shqetësuar si të gjithë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës për situatën në veri. Po vazhdojmë të kërkojmë shtensionim. Nuk besojmë se është e nevojshme që kryetarët të kryejnë detyrat nga objektet komunale. Nuk besojmë se është e nevojshme të luajnë rolin e rojeve para objekteve komunale. Kanë shumë punë më të mirë për të bërë diku tjetër.

Shpresoj që ditët e ardhshme të shohim përparim, propozim, ndryshim, më tepër bashkëpunim mes agjencive të sigurisë. Si ambasador, po flas me njerëz të ndryshëm për të zbuluar cila është mënyra më e mirë para. Është kohë e vështirë. Duhet të jetë normale për Kosovën që të dëgjojë këshillat nga partnerët” tha Abott.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit