-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Paraditja diell e temperatura të larta, por pasditja…

Kryesoret

Do të mbetet territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që orët e paradites të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Por pas mesditës dhe në vijim pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër në të gjithë vendin.

Në zona të izoluara në Lindje të territorit do të ketë mini-stuhi breshëri. Nën ndikimin e kushteve të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta vijon i gjithë territori edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në Veri dhe veriperëndim të Kosovës.

Parashikohet që pasditja të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Republikën e Kosovës, herë pas here priten stuhi të forta ere dhe breshër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit