-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata në Kosovë, gjenerali Hokanson: Shmangia nga përpjekjet për stabilitet, shqetësuese

Kryesoret

Gjenerali amerikan Daniel Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara thotë se shmangia nga përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit është dicka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohen.

Komentet e tij për zhvillimet e fundit në Kosovë, gjenerali Hokanson i bëri gjatë një interviste në Tiranë me Zërin e Amerikës, ku ai foli për marrëdhëniet në fushën ushtarake me Shqipërinë, të cilat i cilësoi të shkëlqyera.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Hokanson, së pari, do të doja të dija cili është qëllimi i vizitës suaj në Shqiperi? A patët ndonjë çështje konkrete që biseduat me autoritetet shqiptare?

Gjenerali Hokanson: Vizita ime këtu është në fakt për të përforcuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe. Si Komandant i Gardës Kombëtare, ne kemi pasur një marrëdhënie afatgjatë mes Gardës Kombëtare të New Jersey-t dhe ushtrisë shqiptare.

Në fakt, kur shikon mbështetjen që marrim nga Shqipëria si Shtetet e Bashkuara dhe si NATO, është një mundësi e shkëlqyer të vij këtu dhe t’ju falënderoj ju, vendin tuaj për shumë nga gjërat që keni bërë.

Gjithashtu, është një mundësi për të vizituar vendin tuaj të bukur. Kështu, çdo mundësi që kam, është mirë ta bëj këtë personalisht dhe t’u përmend udhëheqësve tuaj se sa e rëndësishme është Shqipëria për Shtetet e Bashkuara./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit