-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moszbatimi i Marrëveshjes për normalizim anulon konferencën e donatorëve

Kryesoret

Nuk do të ketë asgjë, për momentin, lidhur me konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte planifikuar në marrëveshjet ndërmjet liderëve të dy shteteve në Bruksel dhe Ohër, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga një burim në Bruksel.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) pajtohen që për momentin nuk ka vend për diskutime për organizimin e konferencës së donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte parashikuar në Marrëveshjen për normalizimin e raporteve, e arritur nga liderët, më 27 shkurt në Bruksel dhe në Aneksin e zbatimit që u dakordua më 18 mars në Ohër.

Teksti i marrëveshjes parashikonte organizimin e konferencës së donatorëve, 150 ditë pas arritjes së marrëveshjes, me qëllim krijimin e një pakoje financiare për Serbinë dhe Kosovën, por pagesa do të bëhej vetëm pasi të konstatohej se të gjitha pikat e marrëveshjes janë zbatuar.

Meqenëse asnjëra palë nuk ka zbatuar asnjërën nga pikat, për momentin nuk ka disponim për mbajtjen e konferencës së donatorëve, mëson REL-i në Bruksel.

Me këtë rast, përfaqësuesit e disa shteteve anëtare të BE-së theksuan se përgjegjësia, për heqjen nga agjenda të planeve për konferencë të donatorëve, është e të dyja palëve, sepse as Kosova e as Serbia nuk kanë filluar zbatimin e marrëveshjeve nga Ohri dhe Brukseli./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit