-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Të vdes unë kush më bën xhiro’, nëna filmon djalin e mitur duke ngarë makinën (VIDEO)

Kryesoret

Adrenalina që të rinjtë kanë kur janë në timon ka shkaktuar shumë aksidente, disa dhe tragjike me humbjen e shumë jetëve. Për disa klikime në Tik Tok, pakujdesisë në timon, mungesës së sinjalistikës, mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, shpesh drejtuesit e mjeteve bëhen burim aksidentesh.

Drejtimi i automjetit nga të miturit dhe rastet në rritje të fëmijëve qe shkaktojnë aksidente teksa ngasin automjete pa leje drejtimi duhet të hetohen nga Policia e cila në bashkëpunim me prindërit duhet të ndalojë këtë fenomen.

JOQ ka publikuar një video dhe një mesazh i një qytetareje. Në pamje shihet se si një djalë i mitur nget makinën me nënën e tij prezentë pasagjere. Qytetarja denoncon faktin se një djalë i vogël drejton makinën duke rrezikuar jo vetëm jetën e tij, por dhe të nënës e cila siç shihet edhe në story-n që ka publikuar në Instagram ndihet krenare.

“Kush me ben xhiro mua. Te vdes une sa mire e nget”, shkruan nëna e cila ka publikuar videon në Instagram.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit