-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau një familje shqiptare, dënohet 4 herë me burgim të përjetshëm greku

Kryesoret

Drejtësia greke ka dënuar 4 herë me burgim të përjetshëm një 64-vjeçar i cili vrau një familje shqiptare më 3 mars 2022.

Gjykata e Patrës e ka shumëzuar dënimin për 61-vjeçarin dënimin me katër herë, sa ishin dhe viktimat e tij, një çift dhe dy djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç, duke i’u bashkuar plotësisht akuzës të ashpër të prokurorit për një vrasës të egër, që bëri çdo gjë në gjakftohtësi e pasi mbyti dhe foshnjen me duart e tij, ndërroi rrobat e u largua nga zona.

Ngjarja e frikshme e vrasjes së një familje të re shqiptare vetëm për 2 qira të papaguara në 3 mars të 2022 ka ngrirë jo vetëm banorët e Andravidas, por gjithë Greqinë ndërsa akoma dhe sot shumë banorë deklarojnë se jo vetë që shtëpia ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit