-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Draft-statuti i Ramës, Zv/ kryeministri i Maqedonisë: E kam lexuar dhe e përkrah

Kryesoret

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka reaguar në lidhje me draft-statutin e dorëzuar nga kryeministri, Edi Rama për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Grubi në fjalën e tij ka shprehur mbështetje për draftin e Ramës dhe se iniciativa e tij i hap rrugë shtensionimit të situatës në veri.

“E lexova draftin, kisha komunikime dhe me autoritetet në Shqipëri dhe jap përkrahje të plotë për çdo përpjekje për të tejkaluar këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës, por edhe midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete, por edhe midis Kosovës dhe bashkisë ndërkombëtare dhe veçanërisht SHBA-ve në rrethanat e reja të krijuara.

Çdo iniciativë dhe nismë mbi të cilën mund të ndërtohen marrëveshje të mëtejshme është e mirëpritur. Përgëzoj kryeministrin Rama për gatishmërinë që t’i prijë këtij procesi për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme. Për ne zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes dy shteteve dhe këtë e përkrahim dhe ky është qëndrimi ynë shtetëror”, u shpreh Grubi.

“E kam lexuar dhe kam komunikuar me autoritetet shqiptare dhe kam përkrahje të plotë për iniciativën e kryeministrit Rama, si një nismë e mirë për të vijuar drejt zgjidhjes së problemit në Veri, por edhe përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit