-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi shqiptare! Nëna shkoi ta zgjonte, djali kishte vdekur në gjumë

Kryesoret

Tragjedi në Pistoia në Itali. Për familjen Reçi jeta nuk do të jetë më njësoj. Djali i tyre, Danieli, 18 vjeç, humbi jetën në gjumë në shtratin e tij.

I riu nuk ishte zgjuar mëngjesin e mërkurës. Për këtë arsye ka shkuar mamaja për ta ngritur. Por djali i saj nuk merrte më frymë dhe zemra i kishte pushuar së rrahuri.

Në vendin e ngjarjes arritën mjekët dhe karabinierët, por nuk mund të bënin asgjë. Trupi i pajetë i Danielit është dërguar në spital ku pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Daniel Reçi e kishte lënë atdheun për një të ardhme më të mirë. Ai kishte shkuar në Itali majin e vitit të kaluar kur ishte vetëm 17 vjeç. Për këtë arsye ishte bërë pjesë në disa projekte në San Domenico për integrimin shoqëror të emigrantëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit