Kosova do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas rrëmbimit të 3 efektivëve të policisë nga ushtria serbe.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se BE është në kontakt me Kosovën, Serbinë si dhe KFOR’in për të kuptuar më shumë rreth asaj çfarë ka ndodhur.
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar gjithashtu sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd. Në fokus të këtij takimi ka qenë situatën e përgjithshme e sigurisë në rajon dhe aktivitetet e KFOR.