Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër pasi dyshohet se kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular.
Policia bën me dije se në pranga ranë: Leart Sinaj dhe Besnik Muçaj. Ndërsa në kërkim u shpall A. D. 53 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu raportohet se autorët pasi kanë kryer vjedhjen e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve L. S., 19 vjeç, dhe B. M., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.“, thuhet në njoftim e policisë