-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Nëse policët janë arrestuar brenda Kosovës është shkelur rezoluta

Kryesoret

Rrëmbimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe, ka ngjallur reagime të shumta.

Ish-zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, Vincenzo Grasso ka thënë se nëse vërtetohet se rrëmbimi i tyre ka ndodhur brenda territorit të Kosovës, atëherë Serbia ka shkelur Marrëveshjen Teknike Ushtarake dhe Rezolutën 1244.

“Nëse konfirmohet se “arrestimi” ka ndodhur në Kosovë, është shkelje e qartë e Marrëveshjes Teknike Ushtarake dhe Rezolutës 1244, prandaj KFOR duhet të hetojë”, ka thënë Grasso.

Më tej, ai ka lënë të nënkuptohet se ky arrestim nuk mund të jetë i rastësishëm.

“Gjithsesi, a është rastësi që ka ndodhur derisa në Beograd, Vuçiq po takohej me KFOR-in? Dyshoj!”, ka përfunduar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit