Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë N. C 33 vjeç pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Kallëzimi i rremë”.
“Ky punonjës policie, në mosrrespektim të atributeve për shkak të funksionit organik, me datë 02.12.2022 ka kryer shoqërimin pa arsye të ligjshme të shtetasit Z. Z., të cilin gjatë kohës së qëndrimit në ambjentet e Komisariatit, e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike. Gjithashtu, për të manipuluar veprimet e kryera prej tij, ky punonjës policie ka depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi për “Kundështim të punonjësit të policisë”., njofton AMP.