Dy vëllezër shqiptarë janë plagosur me thikë mesditën e sotme në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pordenones, ndërsa të plagosurit janë të moshës 27 dhe 29 vjeç.
Sipas mediave italiane sot (16 qershor) rreth mesditës të rinjtë kanë qenë duke ecur përgjatë rrugës bregdetare kur janë sulmuar nga një i ri i cili me thikë në dorë i ka sulmuar dhe plagosur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca duke transportuar dy të plagosurit për në spital.
Njëri prej tyre u transportuar me helikopter më plagë në bark, ndërsa tjetri kishte plagë në kokë. Ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja e rëndë.