-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj gazetarëve në veri, arrestohet një serb i dyshuar për aktin

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla për mes një postimi në Facebook ka njoftuar se këtë të shtunë në Jarinjë është arrestuar një serb i cili dyshohet për sulm ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Sipas Sveçlës i arrestuari është Dalibor Spasiç, të cilin e ka quajtur kriminel.

“Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.

“Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit