Një incident ndodhi një ditë më parë në hapje të Forumit të Prespës që po mbahet në Strugë.
Era e fortë rrëzoi një pjesë të monitorit në momentin kur në panel ishte duke folur ndihmës-Sekretari i Përgjithshëm për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën në Departamentin e Çështjeve Politike të OKB-së, Mirosllav Jença.
Ngjarja shkaktoi panik mes të pranishmëve ndërkohë forumi u ndërpre për një kohë të shkurtër. Fatmirësisht pa pasoja, pasi u ndërhy në kohë.