Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish Edi Ramën, se anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverisë, e bëri si “favor” që iu kërkua nga Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë ky i fundit, sipas Berishës, si shpërblim do të lironte tre policët e rrëmbyer në Kosovë, por nuk e mbajti fjalën.
Postimi i plotë:
Rama përfundon si limon i shtrydhur. Ismaili i tij ngeli në pistë! Afera McGonigal si shpata e drejtësisë mbi kokën e Edi Ramës!
Miq, me aktin e fundit, ndërhyrjen brutale te Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe anulimin e takimit te dy qeverive, Edi Ramës i ra maska, humbi ato që në fakt ai nuk i ka fytyrë dhe moral.
Refuzimi i prerë nga autoritet e Kosovës i kësaj ndërhyrje të pa precedentë, dënimi i saj nga mbarë shqiptarët, por dhe analistët me të shquar ndërkombëtar për rajonin, bënë që të dështojë përpjekja e tij si një kamikaz antikombëtar për ti bërë një shërbim sa do të vogël padronit të tij në Beograd.