-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokohen nga policia tre mjete lundruese, një prej skafeve i vjedhur në Australi

Kryesoret

Angazhim i plotë në të gjithë vijën bregdetare të vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik, si dhe për të parandaluar krimet në rrugë detare. Bllokohen 3 mjete të tjera lundruese, prej tyre dy skafë dhe një varkë plastike. Varka plastike dhe njëri nga skafët u bllokuan sepse lundronin të papajisur me dokumentet e nevojshme.

Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative 110 000 dhe 10 000 lekë të rinj. Skafi tjetër u bllokua pasi dyshohet se ishte i vjedhur në Australi.  Procedohet penalisht drejtuesi i tij.

Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës”, Sarandë, u bllokua një mjet lundrimi varkë plastike, sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj.

Në portin e Durrësit, si rezultat i veprimeve verifikuese të kryera në bashkëpunim me homologët gjermanë, u bllokua mjeti lundrues skaf, me drejtues shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ky mjet lundrues është vjedhur në Australi.

Për 41-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Në liqenin e Shkodrës, u bllokua një mjet lundrimi skaf, pasi drejtuesi i tij nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këtë shkelje, drejtuesi i këtij mjeti lundrues, u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit