-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shtruar në spitalin e burgjeve, ndërron jetë një i dënuar për vrasje

Kryesoret

Një i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se i dënuari Adem Tale nga Kukësi ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator.

80-vjeçari ishte shtruar në spitalin e burgjeve me datë 6 Qershor. Ai ishte dënuar me 35 vjet për vrasje.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Sot me datë 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator, ka ndërruar jete në Reanimacionin e Qëndrës Spitalore të Burgjeve i dënuari Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës!

I ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Adem Tale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit