-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A kishte ai ftesë? Luiz Ejlli uron Arbanën dhe Eduartin për ditën e tyre të veçantë

Kryesoret

Luiz Ejlli ka ndarë një urim për Arbanën edhe Eduartin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po qëndron për disa ditësh për shkak se është i angazhuar me disa koncerte atje.

Duke ndarë një video me ndjekësit, Luizi tregon se meraku i vetëm që ka nga dasma është se nuk do të shohë reagimin e Arbanës kur ta pyesin nëse do ta marrë për burrë Eduartin, duke improvizuar suspancën e Big Brother Vip në momentin e eliminimeve.

Por reagimi i tij nuk është pritur mirë nga një ndjekëse, e cila la aluduar se as ai dhe as Kiara nuk kanë qenë të ftuar në dasmën që po zhvillohet në Toscana.

Luizi ka reaguar ashpër në komentin e saj në postim e Vip Magazine, duke i kujtuar se Big Brother Vip ka përfunduar. Ai nënkupton se ka qenë i ftuar në dasmë por nuk mund të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve.

Dalin fotot e para nga dasma super luksoze e Arbanës dhe Edit…

“Valeria, nuk ka arritur akoma koha e teletrasportimit nga New York ne Toscana. Gjithsesi, kujdes me fjalorin sepse ka mbaruar BB dhe mos me detyro te ta kthej siç e meriton”, ka shkruar Luizi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit