-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedi në familje, rrufeja i godet gjatë rrugës për në shtëpi, vdesin babë e bir

Kryesoret

Babë e bir ishin kapur dorë për dore dhe po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Valley Mills të Teksasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur i goditi rrufeja.

Ngjarja ndodhi pasditen e 15 majit, kur të tre sapo kishin dalë nga stacioni i autobusit që kishte sjellë dy fëmijët nga shkolla.

Babai, Matthew Boggs, vdiq menjëherë, ndërsa djali i vogël, Grayson, vdiq në spital pas një muaji agonie.

I pranishëm në skenën e tragjedisë ishte edhe Elija, vëllai më i madh i fëmijës, i cili u shpëtua nga një mrekulli. Ata sapo ishin ndarë, Matthew dhe Grayson shkuan në të djathtë, ndërsa Elija në të majtë kur shkarkoi rrufeja.

Për babain 34-vjeçar nuk mund të bënin asgjë, ndërsa 6-vjeçari Grayson, ishte në gjendje shumë të rëndë dhe pa ndjenja ndaj u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi i shtruar për katër javë, deri në lajmin e dytë tragjik.

I vogli ndërroi jetë më 16 qershor, pasi familja në marrëveshje me mjekët, vendosi ta shkëpuste nga makineritë që e mbanin në jetë.

Sipas mediave amerikane, mjekët e kishin diagnostikuar me probleme të rënda neurologjike për shkak të dëmtimit të trurit, si pasojë e goditjes së tmerrshme elektrike.

Një mbledhje fondesh është hapur në internet për të ndihmuar familjen të paguajë për funeralin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit