-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E kam ndërgjegjen të pastër”, Alves apel nga burgu për “viktimën” e tij

Kryesoret

Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves është i burgosur që muaji janar pasi akuzohet për për përdhunimin e një 23-vjeçareje.

Alves sipas mediave të huaja që nga arrestimi i tij e deri më tani ka ndërruar disa herë dëshminë e tij por asnjëherë nuk e ka pranuar se ka kryer një akt të tillë.

Në një intervistë të fundit të zhvilluar nga burgu për Mayka Navarro, Alves i ka bërë apel 23-vjeçares që të ndërgjegjësohet dhe ta lirojë.

“Nuk e di nëse akuzuesja e ka ndërgjegjen të qetë, nëse arrin të flejë natën por unë e fal. Dikush i ka dhënë një këshillë të keqe dhe tani nuk është i zoti për t’u tërhequr. Ju bëj apel ndërgjegjes tuaj.

Nuk ka pasur një natë të vetme që mund të kem fjetur i qetë. E kam ndërgjegjen të pastër. Nuk i kam bërë keq askujt dhe nuk kam bërë asnjë veprim pa konsensusin e palës tjetër.

Deri tani është rrëfyer një histori terrori por që nuk ka asnjë lidhje me mua.

Hyra në tualet pas vajzës dhe nuk e mbylla derën. I vetmi person të cilit i kërkoj falje është bashkëshortes time, Joana Sanz”.   

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit