-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salillari “kullufit” tenderin për Zonën Teknologjike

Kryesoret

Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues kompaninë e biznesmenit Pëllumb Salillari për ndërtimin e ndërtimin e infrastrukturës publike brenda zonës “TEDA” në Kashar. Fondi limit ishte 487,503,640.44 lekë pa TVSH. 13 ishin ofertat. Disa prej të cilave me bashkim operatorësh. Salillari ofroi 321 milionë lekë, mbi 160 milionë më pak sesa tavani. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderit.

Edhe pse në fakt kishte një ofertë më të ulët e cila ishte dorëzuar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë  “Grand Konstruksion m” shpk & “Shkëlqimi 07”shpk, që vendosi në tavolinë 320 milionë lekë, por që u eliminua me pretendimin se nuk plotësonte kushtet. Faqja që monitoron prokurimet publike e ka kapur me “flamur të kuq” duke krijuar dyshime për faktin e skualifikimit të të gjithë operatorëve që ishin në garë përveç fituesit.

“TEDA Tirana” synon të thithë investime të huaja direkte, duke zgjeruar gamën e industrive operuese në tregun shqiptar, me fokus tek industritë prodhuese, si sektori automotiv, teknologjia e informacionit, elektronikë, bioteknologji, tech-logistics etj. Qeveria dhe bashkia kanë krijuar një stacion, i kanë dhënë një status ligjor kësaj zone të lirë ekonomike. Në javët e fundit, para dhe pas zgjedhjeve, Salillari ka fituar disa tendera me vlera të mëdha.

Maliqi e denoncoi për votat! Salillarit i jepen dy tendera për dy javë pas zgjedhjeve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit