“Do të vras po fole”, ky ka qenë kërcënimi që policia greke ka siguruar nga kontrolli i bisedave telefonike mes të miturës dhe autorit.

Mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari, i cili akuzohet për përdhunimin e vazhdueshëm të 17-vjeçares që nga marsi i vitit 2020, i ka filmuar aktet. Përveç videove që ka regjistruar, 50-vjeçari dyshohet se ka dhunuar të miturën dhe ka kërcënuar me jetë të miturën.

Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës, pasi vajza ka pasur frikë të denonconte rastin.