-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pritë dhe ndjekje! Italia i vihet pas “Boss”-it shqiptar me miliona euro kokainë

Kryesoret

Një shqiptar u arrestua në Itali me 72 kg kokainë, vlera e të cilës në treg nëse do të shitej llogaritet në miliona euro. I arrestuari është 29-vjeç. Policia prej kohësh e kishte nën vëzhgim pasi dyshonte se mund të kryente trafik.

Mbrëmjen e djeshme i bënë shenjë që të ndalonte në rrugë për ta kontrolluar makinën tip “Peugeot 208”. Shqiptari fillimisht uli shpejtësinë, por më pas i dha gaz dhe u arratis duke kryer disa manovra të rrezikshme.

Pasi u fut në një rrugë braktisi makinën dhe iku me vrap. Agjentët janë më të shpejtë dhe më të trajnuar. Ata e marrin atë pothuajse menjëherë duke e arrestuar. Shqiptari në Itali kishte leje turistike të vlefshme për tre muaj.

Nga kontrolli në makinë u gjetën 30 mijë euro dhe droga. Kokaina ishte e ndarë në 48 pako me stampimin “Boss” dhe “Louis Vuitton”. Por nga erdhi kokaina dhe cili ishte destinacioni final?

Krimi shqiptar ka marrë një forcë të jashtëzakonshme ekonomike dhe nuk ka bashkëpunëtorë të drejtësisë në këto organizata”, tha një zyrtar italian për mediat përtej Adriatikut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit