Pas rebelimit të mercenarëve të njësisë Wagner presidenti ukrainas Volodimir Zelensky u shpreh se “kush zgjedh rrugën e së keqes, shkatërron vetveten”, ndërsa vendi i tij do të qëndrojë i bashkuar drejt zmbrapsjes së rusëve.
“Për shumë kohë, Rusia ka përdorur propagandën për të fshehur dobësitë dhe budallallëkun e qeverisë së saj. Dhe tani që ka kaq shumë kaos, asnjë gënjeshtër nuk e mbulon dot”, tha ai.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, njoftoi mbledhjen urgjente të komitetit qeveritar të krizave të njohur ndryshe si “Kobra” për të diskutuar zhvillimet në Rusi.
Sunak u bëri thirrje palëve në konfliktin e ri, të kursejnë jetët e civilëve. Edhe qeveritë e vendeve lindore të Bashkimit Europian dhe NATO-s si Polonia, Çekia, Rumania dhe ato baltike njoftuan mbledhje urgjente për të diskutuar këtë situatë.