Menjëherë pas arrestimit Safet Gjici, nga radhët e PS-së kanë dalë emrat e parë për të garuar për kryebashkiak në Kukës.
Albert Halilaj, ish-drejtor i drejtorisë së tatimeve në Kukës, është një ndër emrat që përfliten për të dalë në garë.
Gjithashtu një tjetër preferencë e socialisteve është edhe Granit Gjana, drejtuesi aktual i bashkisë, i emëruar nga Këshilli Bashkiak pasi mbante postin e nënkryetarit deri në momentin e shkarkimit të Safet Gicit.
Ndërkohë sa i përket Berishës deri më tani ka konfirmuar kandidatin që doli nga primaret mjekun Admir Sinamati.
Ish-rivali i Gjicit më 14 maj do të garoj edhe një nën siglën e Bashkë Fitojmë për karrigen e bashkisë së Krukësit.
Kujtojmë që ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici u arrestua ditën e djeshme për veprën penale korrupsion pasiv.
Arrestimi i ish-kryebashkiakut u bë dy javë pas publikimit të video-skandalit ku Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të bashkisë.
Video-skandali u publikua të premten (16 qeshor), ndërsa pamjet ishin filmuar në datën 6 qershor.
Pasi video u bë virale Safet Gjici tha menjëherë dorëheqjen duke deklaruar se ky ishte një kurth dhe se ishte prej disa kohësh në lidhje intime me vajzën në fjalë
Ndërkohë disa orë më vonë qeveria deklaroi se ai ishte shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Kukës, ku ishte rikonfirmuar në detyrë pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Gjithashtu SPAK ka urdhëruar që gruaja që u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit nuk duhet të lërë vendin, pra nuk do të lejohet të udhëtojë.
Nga pjesët e tjera të videos dëgjohet që vajza me të cilën Gjici kryen marrëdhënie, kërkon një mundësi punësimi ose ndihmën e kryetarit të bashkise për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qenëve të rruges. Madje ajo i thotë se këto para, Gjici nuk do t’i paguajë nga xhepi, por nga buxheti i bashkisë.
Gjici pasi e degjon vajzën, e miraton ofertën e saj dhe i ofron gjithë mbështetjen e tij, duke i vënë ne dispozicion stafin e bashkisë.









