Presidenti rus Vladimir Putin në një adresim për qytetarët sot është shprehur në lidhje me rebelimin e grupit ushtarak Wagner, duke thënë se veprimet e këtyre të fundit ishin kriminale.
Deklarata e Putinit për kryengritjen e Wagnerit: Fajtorët do të sillen para drejtësisë!
Putin u shpreh më tej se “çdo lloj shantazhi ndaj Rusisë është i dënuar të dështojë”, dhe se Perëndimi e Kievi donin që ushtarët rusë të vrisnin njëri-tjetrin gjatë këtij episodi.
Sakaq, kreu i Kremlinit deklaroi se rebelimi do të ishte ndaluar edhe nëse Wagner nuk do të tërhiqej pas bisedimeve me Lukashenkon pasi sipas tij Moska kishte marrë të gjitha masat.