Presidenti amerikan Joe Biden tha sot para gazetarëve se Vladimir Putin po e humbiste luftën në Irak, në një kohë kur Rusia është në luftë me Ukrainën prej më shumë se një viti.
Gafat e kësaj natyre janë bërë të shpeshta kohët e fundit nga ana e Biden.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për presidentin rus, Biden tha: “Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartësisht luftën në Irak”.
Në fillim të këtij muaji, Biden i habiti dëgjuesit kur përfundoi një fjalim para avokatëve të kontrollit të armëve duke thirrur: “Zoti e ruajtë Mbretëreshën”.