-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi 1 minutë heshtje për gjenocidin e Çamërisë

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë në nisje të seancës së sotme mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkoi një rezolutë për heqjen e ligjit të luftës nga Greqia dhe avancimin e kërkesave të palës shqiptare për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

Disa ditë më parë ishte data 27 Qershor, ditë e njohur nga parlamenti për shpalljen e kësaj date si Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. 2770 jetë njerëzore u masakruan. Nuk u vranë në luftë, por në shtëpitë e tyre.

68 fshatra u dogjën dhe mijëra shqiptarë të Çamërisë u dëbuan. Në përkujtim të kësaj dite, ju kërkoj të nderuar kolegë të mbajmë një minutë heshtje. Jam i keqardhur që nuk ka akoma një deklaratë apo një rezolutë të këtij parlamenti për heqjen e ligjit të luftës me Greqisë dhe avancimin për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit