-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen Clinton! Kryeministria vishet me ngjyrat e flamurit amerikan (FOTO)

Kryesoret

Sot dhe nesër Tirana do të ketë një mik të veçantë. Bill Clinton. Në kuadër të vizitës në Shqipëri të ish-Presidentit të SHBA-së, hyrja e Kryeministrisë po vishet me ngjyrat e flamurit amerikan, ndërsa policia e Tiranës ka marrë një sërë masash të detajuara, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi më datë 03.07.2023, nga ora 14:00 deri në orën 15:30 disa rrugë do të jenë të bllokuara.

Vizita e Clinton në Tiranë, Policia publikon planin e masave, ja rrugët që do bllokohen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit