-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bill Clinton: Vizitoni Shqipërinë, ky vend e do demokracinë

Kryesoret

Bill Clinton njihet si një nga figurat që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës dhe në rrugën e saj drejt një shteti të pavarur.

Tema e Kosovës por dhe diskutime rreth vizitës së tij në Shqipëri kanë qenë të pashmangshme në diskutimin mes ish-presidentit të SHBA-së dhe Hillary Clinton në Podcast-in e kësaj të fundit.

Bill Clinton në këtë intervistë përballë gruas së tij ka folur për përshtypjet e tij për Shqipërinë që ka dalë nga diktatura e Enver Hoxhës dhe për rrugën që ka marrë drejt zhvillimit ku shprehet se është një vend i cili e do demokracinë.

Pjesë nga diskutimi në “Podcast”-in e Hillary Clinton

“Mendoj se ka shumë arsye për të shpresuar. Pra, shkova atje. Nuk kam qenë kurrë më parë në Shqipëri. Dhe më takoi Edi Rama, kryeministri, dhe qëndrova në atë që ishte bujtina zyrtare komuniste në kohën e Stalinizmit.

Dhe është një pamje se si bota mund të lëvizë nga e mbyllura në të hapur, se si bota mund të kalojë nga lufta në paqe. Kështu që uroj që e gjithë bota të shkojë në Shqipëri për një ose dy ditë.

Dua të them, është një vend kaq i bukur dhe ata e dinë se si është të humbasësh gjithë lirinë e tyre. Ata nuk po i bëjnë këto debate që po bëjmë ne në Amerikë. Gjithçka që ata donin të flisnin ishte e ardhmja” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit