Një 62-vjeçar u plagos paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të Vlorës.
47-vjeçari R.G. duke drejtuar makinën tip “Volkswagen” ka aksidentuar këmbësorin 62-vjeçar me inicialet V.C., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.









