-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: KLSH evidentoi 138 miliardë lekë dëm ekonomik gjatë vitit 2022

Kryesoret

Shifra totale e ndarë sipas shkeljeve u prezantua të mërkurën nga kryetari i KLSH-së, Arben Shehu, gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku trajtoheshin gjetjet dhe problematikat e identifikuara nga KLSH gjatë auditimeve të kryera në institucionet publike.

Raporti i KLSH-së u bazua mbi 177 auditime në 205 subjekte dhe klasifikoi shkeljet sipas dëm ekonomik, parregullsi/paligjshmëri me efekte negative financiare në financat publike.

Nga auditimi i KLSH-së u konstatua; 1.5 miliardë lekë dëm ekonomik  për parregullsi dhe shkelje financiare; 88.5 miliadë lekë për paligjshmëri ligjore me ndikim në performancë; 10.5 miliardë lekë dëm për mangësi në zbatimin e legjislacionit tatimor për qeverisjen lokale; 12.7 miliardë për shkeljet e disiplinës buxhetore në realizimin e investimeve; 18.3 miliardë lekë dëm në keqadministrim dhe mangësi në monitorim të qerasë 1 euro të tokave bujqësore dhe 107.5 miliardë lekë dëm për mangësi në aktivitetin kontrollues me ndikim në të ardhurat tatimore e doganore.

Në total janë gjetur 5 420 shkelje dhe janë dhënë mbi 5 mijë masa për përmirësimin e punës dhe efikasitetin e këtyre institucioneve.

KLSH ka gjetur gjithashtu shkelje në zbatimin e kontratave koncesionare/PPP, që sipas raportit, “rezulton se janë kryer pagesa për vitet e kaluara në vlerën prej 15 292,593 mijë lekë ose 2.5 % e shpenzimeve gjithsej për to, të cilat përbëjnë risk të shtuar për krijimin e detyrimeve të prapambetura”.

Duke përmbledhur shkeljet e gjetura, Shehu u tha deputetëve se: “kemi evidentuar raste të përdorimit të fondeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet në fushën e prokurimit publik, shkelje të disiplinës buxhetore në programimin dhe realizimin e shpenzimeve publike me pasojë krijimin e detyrimeve të prapambetura, parregullsi dhe shkelje në administrimin e të ardhurave tatimore si dhe në keqadministrimin e pronës publike dhe mjedisit”./BIRN

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit